Deputeti Bllako refuzon të dëshmojë para Komisionit për Inceneratorët

Deputeti i PS-së Alqi Bllako ka shkuar mbrëmjen e sotme në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve për të dëshmuar mbi aferën korruptive.

Por pas deklaratës së dhënë në SPAK, Bllako është shprehur se ai e ka dhënë deklaratën e tij para grupit hetimor dhe e ka të pamundur që të përgjigjet pyetjeve të tyre.

Deputeti është përplasur edhe me kryetaren e Komisionit Hetimor, pas kërkesës së tij për të folur mbi përbaltjen që sipas tij i është bërë.

Pjesë nga debati:

Jorida Tabaku: Për personat që kanë një akuzë kanë një tjetër përgjegjësi ashtu si Subashi dhe ju mund të na sqaroni që janë thënë me ose pa të drejtë. Por nuk mund të bëni një deklaratë por ne do të bëjmë pyetje përgjigje. Nuk ju marrim me zor në pyetje

Alqi Bllako: Do të doja të dëshmoja në këtë komision para se të dëshmoja në SPAK. Unë nuk jam jurist si Subashi që di të vendosë kufi, unë jam ekonomist dhe ndoshta nuk dita vë kufirin ndaj dhe nuk dua të ngre padi penale në lidhje me komisionin dhe me veten nëse do të them ndonjë gjë që nuk duhet. Më keni akuzuar pa të drejtë për konflikt interesi

Jorida Tabaku: Këtu nuk bëhet deklaratë, por vetëm mund të përgjigjesh pyetjeve të komisioni./albeu.com/


Shtuar 22.02.2022 22:26