Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që do të kthehen në Kosovë.
Të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe e kanë kryer testin për COVID-10, jo më të parë se 4 ditë nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vetizolim.
Po ashtu, QKMK thekson se në rastin kur nuk kanë test, ata nënshkruajnë deklaratën për vetizolim për 7 ditë.
Ndërsa, ekipi mjekësor vlerëson se ata kanë simptoma të COVID-19, i japin udhëzimet e tyre se si të veprojnë.
Njoftimi
“Për të hyrë në #RKS, shtetasit e huaj që nuk kanë test të #COVID19 duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrimin e tyre në Kosovë (leje qëndrim dhe kontratë qiraje, si dhe dëshmi të tjera të pranueshme). Kjo bëhet në mënyre që të sigurohet se ata do të respektojnë masën e vetë izolimit. Andaj ata persona që nuk paraqesin dëshmi të vendqëndrimit ku do ta mbajnë vetë izolimin nuk lejohet të hyjnë në #RKS.
Përjashtim nga ky rregull bëjnë studentët të cilët vijnë në #RKS për nënshtrim të provimeve, me kusht që të kthehen ne vendet e tyre të njëjtën ditë. Hyrja bëhet duke dëshmuar identitetin studentor me një dokument të vlefshëm të lëshuar nga Institucioni përkatës Arsimor në #RKS”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim thuhet se të gjithë ata që kanë për qëllim kalimin transit nëpër Republikën e Kosovës përjashtohen nga këto rregulla.