Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ka hedhur akuza ndaj kreybashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj duke thënë se ky i fundit në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisjen vendore ka dhënë miratimin për projektin e inceneratorit të Tiranës, në një kohë kur kjo kompetencë i takonte Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Megjithatë Veliaj duke mbajtur një dokument në dorë, ka pretenduar se ka një vendim të Këshillit Bashkia në shtator të vitit 2017. Tabaku e ka akuzuar sërish se vendimi është marrë në mars ndërsa Këshilli Bashkiak ka marrë vendim në shtator. Sipas Veliajt, vendimi në mars ka qenë në parim, ndërsa më pas është ndarë buxheti në shtator.
Pjesë nga debati:
Tabaku: Ke tejkaluar kompetencat.
Veliaj: Është vendimi i Këshillit Bashkia. I lexon gjërat gjysmake.
Veliaj: Këshilli Bashkia 28/09 ka një pikë “G”. Në pikën “G” të relacionit, pika 7. Është për të gjithë përshkrimin e Landfillit. Në pikën “G”, Këshilli Bashkiak Tiranë ngarkon kryetarin e Bashkisë të firmos sipas kontratës së koncesionit. Pra është autorizim nga Këshilli Bashkiak.
Tabaku: Nuk e kuptova. Në cilin nen dhe në cilën pikë. I cilës datë.
Veliaj: Është i datës 28/09/2007. Në mars i jam përgjigjur një shkrese për miratim në parim.
Tabaku: Ju e keni miratuar në mars. Buxhetin e ke miratuar 6 muaj më pas. Nuk ke pasur buxhet. Është shkresë shtatori ne po flasim për marsin e 2017.
Veliaj: Po ca presioni kam unë o mavri. Se të kam mundur në gjykatë. Qetësohuni. Jam parimisht dakord kam thënë në mars dhe kam kërkuar Këshilli Bashkiak të miratojë buxhet se toka ka qenë e Shtetit.
Tabaku: Nuk të nderon fare të bësh si llaxore këtu. Pse gënjeve në këtë komision.
Veliaj: Ju ftoni Edi Ramën dhe jo Lul Bashën ku në 2013, pa këshillin miraton këshillin e fizibilitetin. Lul Basha i merrte pa këshillë.
Tabaku: Thërriteni në komision. Pse gënjyet.
Veliaj: Do të të mund në gjykatë. Për shpifje. Të nxori gjykata shpifëse. Apo kontraktori i vilës tënde. E di që je në ndërtim.
Tabaku: Je me vilë te kodra e diellit. Ju jeni në komision. Jam në hetim që nga 2005 për pasurinë. Nuk kam nevojë ta fsheh. Problemi është për ju në këtë komision.
Veliaj: Më lërë të flas. Është e pandershme.
Veliaj: Si ndërtuese ju keni interes. Nuk je rehat të djeg edhe për dherat.
Tabaku: Unë nuk jam ndërtuese.
Veliaj: Pse duhet të marrë vendim këshilli bashkiak unë që xhaxhai yt të hedh dherat.
Tabaku: Xhaxhi im ka vdekur. Familja ime është shumë e nderuar. Është përballë çdo organi hetimor.
Tabaku: Pse i ke dhënë 45 milion euro?
Veliaj: Je përfituese. Familja.
Tabaku: Po gënjen të të vijë turp. Po gënjen. 45 mln euro ia ke dhënë koncesionarit, përgjigju këtu. Këtu përgjigju.