Dedikimet e futbollistëve për George Floyd, FIFA ia lë në dorë kampionateve për sanksionet

FA gjermane (DFB) thotë se po shqyrton sanksionet ndaj lojtarëve pasi disa festuan në dedikim të Floyd këtë fundjavë.

Lojtarët e bën këtë pasi Floyd, i cili ishte i zi, vdiq në Minneapolis pasi një oficer policie i bardhë i vuri këmbën në qafë, megjithë paralajmërimin e Floyd që ai nuk mund të merrte frymë.

FIFA i tha Associated Press: “FIFA e kupton plotësisht thellësinë e ndjenjave dhe shqetësimet e shprehura nga shumë futbollistë në dritën e rrethanave tragjike të çështjes George Floyd”.

“Zbatimi i ligjeve të lojës… është lënë për organizatorët e garave, të cilët duhet të përdorin sens të përbashkët dhe të marrin në konsideratë kontekstin që rrethon ngjarjet”.

Kësisoj, organti më i lartë i futbollit kërkon nga kampionatet përkatëse të vendoet nëse duhet apo nuk duhet të ndëshkohen futbollistët që festojnë në përkrahje të protestave masive në SHBA.


Shtuar 2.06.2020 08:25