Pavarësisht se sot më 1 qershor, Shqipëria është hapur në masë, qeveria ka ndaluar rreptësisht grumbullimet, festime, cermonitë e dasmave dhe mortore si dhe transportin publik në vend.
Por ky rregull sot është shkelur me të dyja këmbët në kryeqytet dhe nga vetë organizimi i qeverisë.
1 Qershori e ka gjetur plot me njerëz parkun Rinia, i cili është hapur sot për herë të parë pas punimeve.
Në vendngjarje kishte dhe forca policie për të kordinuar sadopak grumbullimin, por sic mund t’a shihni njerëzit janë në turma bashkë, pa asnjë distancë mes tyre.
