U përfol për takim Biden-Putin, reagon për herë të parë Moska

Më parë u përfol për një takim të mundshëm mes presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin.

Ky takim u diskutua mes presidentit francez Emannuel Macron dhe presidentit rus.

Por zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitri Peskov, tha se është ende herët të flasim për plane specifike për një samit midis presidentit rus dhe Joe Biden. Peskov tha se Putin dhe Biden mund të takohen nëse e konsiderojnë të nevojshme, por theksoi se është ende herët për të përcaktuar nëse do të ndodhë apo jo një takim midis tyre, shkruan The Guardian.

Sipas agjencisë së lajmeve Tass, ai tha: Situata në Donbas është shumë e tensionuar dhe deri më tani nuk ka shenja të uljes së tensioneve. Provokimet dhe granatimet po bëhen gjithnjë e më intensive, sigurisht që diçka e tillë ka rritur shqetësimet.

Pavarësisht pretendimeve të përsëritura ruse, gazetarët në terren nuk kanë parë asnjë provë të granatimeve nga forcat ukrainase ndaj popullatës lokale.

Ndërkohë sipas informacioneve, Presidenti rus Vladimir Putin pritet të mbajë një takim të Këshillit të Sigurimit Rus gjatë ditës së sotme, për të diskutuar mbi çështjen e Ukrainës./albeu.com/


Shtuar 21.02.2022 10:41