“Big Brother VIP” ka mbaruar me fitoren e Iliri Shaqirit i cili mbeti në fund për të pritur çmimin me aktorin Donald Veshaj.
Ky i fundit doli mjaft i lumtur nga shtëpia edhe pse jo me çmimin e madh, por duket se ka ndryshuar mendje menjëherë sa është përballur me realitetin jashtë.
Vëllezërve Veshaj iu premtua një spektakël në Top Channel të cilën duket se kanë hequr dorë pasi e quajnë të padrejtë vendin e dytë të Donaldit në BBV.
Arbana këtë mëngjes, Donaldin e ka quajtur “humbës” dhe për më tepër një humbës që nuk e pranon humbjen.
Këtë e ka bërë nëpërmjet një interviste të Eduart Grishaj këtë mëngjes duke publikuar fjalët e tij në InstaStory:
“Ne jemi mësuar me këtë gjë, nuk njoh akoma një shqiptar që e ka pranuar humbjen. Ne kemi një problem shumë të madh për ta pranuar”, shprehet Eduarti./albeu.com/