I shpallur në kërkim për aferë e inceneratorëve, Artan Hoxha nxjerr foton dhe vendin ku është parë për herë të fundit Zoto

Klodian Zoto, “bossi” i shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve është fotografuar në një kafe përballë Kuvendit së bashku me babain e tij.

Foton e ka publikuar gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili përmes një postimi në Facebook,  shkruan se nuk është i sigurt nëse fotoja është e ditëve të fundit apo e vjetër. Kjo pasi sipas raportimeve që janë bërë, Zoto së bashku me biznesmenen tjetër të inceneratorëve, Stela Gugallja janë arratisur jashtë vendit.

Postimi i Artan Hoxhës:

Bosi i inceneratoreve ne kafen e babait, perballe parlamentit

Kete foto ma nisi sot pasdite me sms, nje kolegu im qe jeton jashte shtetit dhe qe drejton nje nga portalet me te njohur ne vend.

Me kerkonte te identifikoja, ku eshte bere kjo foto dhe nese personi qe ndodhet ne tavoline bashke me Klodian Zoton, personazhin me te perfolur dhe me te kerkuar te koheve te fundit, ishte Drejtori i Akademise se Rendit dhe Sigurise, Bilbil Mema.

Duke e njohur nga afer ish-drejtorin e pergjithshem te Policise se Shtetit, Bilbil Mema, ja perjashtova menjehere kete fakt.

Por duke e pare me vemendje foton, tavolinen, karriget dhe sfondin, mu duk si ambjent i njohur.

Jo me larg se sot paradite kisha kaluar ne kembe para atij lokali, i cili ne fakt ka bllokuar me tavolinat e tij, jo vetem trotuarin por edhe rrugen e kalimtareve.

Ne foto ndodhet bosi i inceneratoreve, Klodian Zoto, me babain e tij, kineastin Agim Zoto.

Ky lokal ndodhet sapo kalon Uren e Tabakeve dhe hyn ne pedonalen qe te nxjerr te Qendra tregetare Toptani apo Kalaja e Tiranes.

Lokali eshte prone e Agim Zotos, babait te bosit te inceneratoreve dhe eshte ngjitur me lokalin e presidentit te FK Kukesi, Safet Gjici.

Ky ambjent eshte i frekuentuar dhe nga deputetet e Kuvendit te Shqiperise para fillimit, gjate pushimit, apo pas mbarimit te seancave plenare, pasi ndodhet vetem 30 metra perballe traut te hyrjes se Parlamentit.

Nese foto eshte bere ditet e fundit, kur Klodian Zoto eshte kthyer ne njeriun me te kerkuar ne Shqiperi, apo me heret, eshte kollaj e verifikueshme, pasi e gjithe zona eshte e mbuluar me kamera sigurie.

Sigurisht nese foto eshte bere pasi Klodian Zoto u shpall ne kerkim nga policia, kjo do te ishte nje skandal i madh. Per me teper qe ky lokal ndodhet perpara parlamentit dhe frekuentohet nga deputetet, te cilet ndoshta jane dhe anetare te komisionit hetimor per inceneratoret.

Por ky eshte nje detaj, qe verifikohet vetem me nje kontroll te shpejte te kamerave te sigurise.

Per me teper, banesa e babait te bosit te inceneratoreve, ndodhet vetem 50 metra me siper, ne njeren nga dy kullat perpalle Toptani Center dhe mund te zbulohet fare kollaj nese Zoto ka qene ose jo ne lokalin e babait te tij./albeu.com


Shtuar 19.02.2022 09:07