Aksidentet ajrore janë shtuar ndjeshëm duke shkaktuar viktima edhe mes figurave të njohura.
Kështu ditën e sotme një aksident ajror në Itali u ka marrë jetën dy notarëve të talentuar italianë.
Fabio Lombini, 22 vjeç dhe Roman Rosseti 23 vjeç ishin anëtarët e bordit të avionit që vdiqën menjëherë pas aksidentit.
Avioni u rrëzua në Nettuno, pas ngritjes ku shpërtheu në flakë për arsye që ende nuk dihen.
