FINALJA/ Arbër Hajdari “ndërron mendje” për Einxhel: Të kërkoj falje, kam dyshuar më kot

Pas lajmit të mirë që dha moderatorja Arbana Osmani për shtatzëninë e saj, ka qenë radha e Einxhel për tu surprizuar këtë natë në Big Brother VIP.

Është dhënë një klip, ku u pasqyrua e gjithë aventura e saj në shtëpi, gjë që emocionoi pafund Einxhelin.

“Jam shumë krenare për këtë rrugëtim, për këtë aventur. Jam shumë e lumtur që kam thënë ‘po’”,tha Einxheli.

Ndërkohë, opinionisti Arbër Hajdari i ka kërkuar falje që ka dyshuar te lidhja e saj me Dj Dagz.

“Më lejoni t’i kërkoj ndjesë kur kam dyshuar për marrëdhënien që ajo kishte me Dagz. Po më besoni e ka merituar të jetë në finale. Unë kam qene tre orë brenda asaj shtëpie dhe nuk është e lehtë t arrish deri këtu”, u shpreh Arbëri./albeu.com/


Shtuar 18.02.2022 22:03