Pasi mori lëvdata nga pjesa më e madhe e botës së futbollit për arritjet e tij në Chelsea, por ka dhe nga ata që Azpilicuetan e kritikojnë.
Trajneri Neil Warnock tha për Azpi se ka pasur “fatin” që ka luajtur për Chelsean dhe nuk është një mbrojtës i “nivelit të lartë”.
Për “TalkSport” Neil tha. “Unë mendoj se ai është një mbrojtës i shkëlqyer i krahut, por nuk jam i sigurt se ai është një mbrojtës i nivelit të lartë. Mendoj se Azpilicueta ka qenë një djalë shumë me fat për të qenë në një klub si Chelsea. Unë nuk mendoj se ai është një mbrojtës i madh. Ndonjëherë në futboll duhet pak fat dhe mendoj se ai ka pasur pak fat në kohën e duhur dhe në vendin e duhur.”
Azpilicueta ka treguar nivelin e tij të jashtëzakonshëm te Chelsea, duke u bërë kapiteni i padiskutueshëm i skuadrës dhe një lojtar kyç në arritjen e klubit në Ligën e fundit të Kampionëve. Një shembull edhe për pjesën tjetër për shokët e skuadrës. /albeu.com/