Befason Spartak Ngjela: Rama i trembet Bashës se ka mbështetjen e SHBA, më 6 mars ndihmon Berishën

Avokati Saprtak Ngjela thotë se më 6 mars, në zgjedhjet e pjesshme vendore, kryeministri Edi Rama do mbështesë Sali Berishën dhe jo Lulzim Bashën. Në një intervistë për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, Ngjela thotë se Rama do të bëjë këtë zgjedhje pasi është i trembur nga mbështetja e amerikanëve për kryedemokratin Lulzim Basha. Avokati thotë se Rama duhet të matet mirë para se të marrë në mbrojtje një ‘non grata’.

“Shenjat janë që meqë është i trembur Rama do ia lërë Saliut, por do bëjë gabim se do i kapin. Po e bëri këtë pilafi nuk mban më ujë. Unë gaboj shumë pak. Shenjat janë që do ia lërë Saliut, se nga ky është trembur. Pse do trembesh ti se përkrah Amerika Bashën? Fakti që ajo e mbështet kërkon të shpëtojë PD në një garë normale. Si mund të dalë Saliu në krye të PD. Kim tha se e nxjerr gjithë partinë ‘non grata’. Si mund të dalësh ti kundër kombit tënd? Janë shenjat, nuk fiton Basha tha. Rama duhet të matet mirë, po ndihmoi ‘non gratën’, ata kanë informacion që iu del edhe nga uji. S’ka ç’ti duhet këtij të mbajë krah”, tha Ngjela në Report Tv.

Ngjela ka komentuar edhe koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’, duke e quajtur atë bashkëpunimin e tre të korruptuarve me damkë ndërkombëtare, duke iu referuar kështu Sali Berishës, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

“Shtëpia e korrupsionit, ata janë tre të korruptuar me damkë ndërkombëtare”, u shpreh Ngjela.

Avokati thotë se SPAK do të vijojë punën me goditjen e korrupsionit, pasi ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nuk do ndalojë lufta anti-korrupsion. Si do thotë ai unë do mbroj ministrat? SPAK nuk ka nisur punë plotësisht. Nuk është në intensitetin e plotë të punës. Deri tani s’ka pas burime financiare. Ka qenë pa mbrojtje. Tani ka mbrojtje, ka dal edhe paraja në parlament, në Washington. Ishin pa para, e ka marrë përsipër Amerika. Ka ardhur buxheti ri”, vijoi ai.

Sakaq, Ngjela komentoi edhe nismën ‘Open Balkan’, i cili tha se nga kjo marrëveshje përfiton vetëm Serbia, ndërsa shtoi se Kosova ka të drejtën e saj për të mos u bërë pjesë e nismës pasi është shtet i pavarur.

“As e mbështes, secili shtet është i pavarur dhe ka të drejtë të veprojë si të dojë. Ballkan të hapur pa Kosovën nuk ka, përfiton Serbia. Ka pranuar Ballkanin e hapur Prishtina, jo me Amerikën është. Atë pyet Ramën. Unë flas me fakte. Pa Kosovën nuk ka, Kosova nuk pranon. I kam thënë SHBA tha që nuk pranoj”, tha Ngjela.


Shtuar 16.02.2022 23:32