Partia Demokratike po zhvillon këtë mbrëmje mbledhjen e Grupit të saj Parlamentar.
Lulzim Basha ka mbledhur deputetët rreth orës 20.00 në selinë blu.
“Në orën 20:00 do të zhvillojmë mbledhje grupi. Deputetet që janë të angazhuar në fushatë, mbledhjen respektive te shtabit mund ta zhvillojnë më herët në mënyrë që të jemi prezentë të gjithë në mbledhjen e grupit. Ju faleminderit”, thuhej në mesazhin për deputetët e PD.
Burime nga selia blu thanë se në fokus do të jenë zhvillimet në seancën e Kuvendit që mblidhet të enjten dhe ku pritet të miratohen anëtarët e dy komisioneve parlamentare për reformën zgjedhore dhe territoriale.
Në seancë pritet të votohen edhe bashkëkryetarët e këtyre dy reformave. Nuk dihet pse Basha zgjodhi këtë orë të vonë për të bërë mbledhjen pasi edhe kur ka pasur vendime më të rëndësishme, siç ishte ai për zgjatjen e afatit të komisioneve të vetingut, deputetët u mblodhën vetëm 1 orë para nisjes së seancës./albeu.com/