Gjykata e Lartë rrëzoi sot vendimin e Gjykatës së Apelit Shkodër për të lënë të lirë përkundrejt garancisë pasurore, Angli Stafukën, i arrestuar me urdhër të prokurorisë pasi dyshohet si bashkëpunëtor i vendosjes së një sasie eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.
Strafuka është kthyer sot në qeli për këtë ngjarje të ndodhur me 19 nëntor të vitit 2020.
Ai është arrestuar më parë me urdhër të Prokurorisë Lezhë për ngjarjen, por u la i lirë nga Apeli i Shkodrës, vendim të cilin Gjykata e Lartë e konsideron në shkelje të ligjit procedurial.
Objekti në ndërtim i biznesmenit Liman Gjoka u sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkretisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa për shpërthimin e dytë ende nuk është arritur të zbulohen autoret.