Cristiano Ronaldo mbërriti në Mançester në verë me qëllimin e mundshëm për të përfunduar karrierën e tij në United, por me sezonin që po shkon më pak mirë nga sa priste, kapitenit të kombëtares tashmë po i vihen në dukje destinacione të reja dhe një prej tyre mund të jetë një rikthim në Itali, por më në jug, te Roma e Jose Mourinhos, pavarësisht nga një marrëdhënie jo gjithmonë paqësore në Real Madrid.
Gazeta Sun shkruan se Roma i është bashkuar PSG-së dhe Bayern Munich për 37-vjeçarin, i cili duket se nuk ka gjetur raporte me menaxherin Ralf Rangnick, i cili zëvendësoi Ole Gunnar Solskjaer.
Botimi shkruan se menaxheri i tij, Jorge Mendes, ka folur me presidentin Richard Arnold për mungesën e konkurrencës së skuadrës që aktualisht renditet e katërta në Premier League, pozita e fundit për të hyrë në Champions League.
Personalisht, Ronaldo po kalon një thatësirë golash siç nuk e ka pasur prej dhjetë vitesh dhe tashmë ka bërë të ditur se do të qëndrojë vetëm nëse skuadra kualifikohet në Champions League.
The Sun citon një burim: “Ronaldo është i ndarë për të ardhmen e tij. Do të doja të fitoja trofe te Man United, por për momentin duket se do të jetë një luftë. Ai nuk dëshiron t’i kalojë vitet e fundit të karrierës së tij në mes të tabelës. Disa klube të mëdha po i kushtojnë vëmendje”. /albeu.com/