Për Robinhon është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar

Vendimi për lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar për Robinhon është marrë nga prokuroria e Milanos, në konsultim me Ministrinë italiane të Drejtësisë.

Braziliani është dënuar së bashku me mikun e tij Ricardo Falco dhe katër persona të tjerë, me nëntë vjet burg nga Gjykata e Lartë italiane, për përdhunimin në grup të një 22-vjeçari në një klub të Milanos në vitin 2013.

Apeli i paraqitur nga Avokatët e yllit brazilian u refuzuan, me dënimin tani të parevokueshëm.

Lëshimi i urdhrit do të thotë se Robinho do të arrestohet menjëherë, në rast se ai largohet nga Brazili dhe shkon në një vend që ka një marrëveshje ekstradimi me Italinë.

Ministria italiane e Drejtësisë do t’u dërgojë autoriteteve braziliane njoftimet përkatëse, por vështirë se do të jetë efektive, pasi kushtetuta braziliane nuk lejon ekstradimin e shtetasve të saj në vende të tjera. /albeu.com/


Shtuar 15.02.2022 16:21

Tags: