Ministria ruse e mbrojtjes thotë se disa trupa të pozicionuara në kufirin me Ukrainën po kthehen në bazat e tyre pas përfundimit të stërvitjeve, sipas agjencisë së lajmeve Interfax, raporton BBC.
Por stërvitjet në shkallë të gjerë në të gjithë vendin vazhdojnë, shton Interfax.
Rusia kishte pozicionuar rreth 130,000 trupa pranë kufirit të Ukrainës, duke përfshirë rreth 30,000 trupa që merrnin pjesë në stërvitjet ushtarake në Bjellorusi.
Tregjet janë qetësuar pas këtij lajmi. Ata janë shprehur se sapo kanë dëgjuar se disa trupa ruse po largohen nga kufiri me Ukrainën pas ditëve të paralajmërimeve të tmerrshme për një pushtim të afërt.
Rubla ruse është forcuar gjithashtu kundrejt dollarit dhe euros në përgjigje të lajmeve nga ushtria ruse.
“Mungesa e veprimeve të armatosura në kufirin me Ukrainën dhe indikacionet për gatishmërinë për të biseduar duken të mjaftueshme për të qetësuar nervat e tregut,” tha Michael Leister, kreu i strategjisë së normave të interesit në Commerzbank./albeu.com