Këngëtari i njohur Butrint Imeri ka mbajtur një koncert në New York, por atje është përballur me një situatë të paparashikuar.
Ndërsa ai ishte duke performuar, është goditur me shishe nga një person.
Në një video që kanë publikuar mediat në Kosovë, shihet këngëtari teksa fërkon kokën por nuk kishte asnjë lëndim serioz.
Nuk dihet nëse incidenti ishte aksidental apo i qëllimshëm./albeu.com