Ashtu si zakonisht, Barcelona kurrë nuk e ka të lehtë në derbi përballë Espanyol. Në përballjen e sotme “katalanasit” kanë shmangur humbjen në sekondat e fundit falë një goli të Luk de Jong, që do t’i jepte një pikë ekipit të Xavi-t.
Ndeshja nisi më mirë për miqtë që zhbllokuan rezultatin që në minutën e 2 me Pedri, pasi mori një super asist nga Jordi Alba.
Espanyol do të barazonte vetëm 5 minuta nga fundi i pjesës së parë, me një super gol të Darder. Fraksioni i parë i lojës do të mbyllej me rezultatin e barabartë 1-1.
Pjesa e dytë nis me ritmen e të parës, me të dyja skuadrat që rrezikojnë, por do të jenë miqtë që do të shënojnë golin e dytë dhe të përmbysjes në minutën e 64 me sulmuesin kryesor, Raul de Tomas në minutën e 64.
Barcelona pas kalimit në disavantazh shton presionin për të gjetur të paktën e golit e barazimit, i cili do të vinte vetëm në sekondat e fundit me Luk de Jong që u inkuadrua në fushë në minutën e 89.
Rezultati 2-2 do jetë edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi tepër emocionues. /albeu.com