Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani gjatë takimit të sotëm me gazetarët bëri apel që shtetasit e Maqedonisë së Veriut që gjenden në Ukrainë, të kthehen në vend.
“Sa i takon shtetasve, duhet ta shfrytëzojnë mundësinë dhe të kthehen me fluturime komerciale në Maqedoni”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i jashtëm.
Ai njëherit theksoi se në Ukrainë ka rreth 100 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ndryshe, edhe shtetet tjera përfshirë edhe SHBA-të, Australinë, Kanadanë, kanë bërë thirrje që shtetasit e tyre sa më parë të largohen nga Ukraina./Alsat