Ish presidenti Donald Trump deklaroi se SHBA momentalisht ndodhet në një situatë mjaft të vështirë për shkak të kërcënimit rus mbi Ukrainën.
Sipas Trump, presidenti rus Vladimir Putin u bë trim pas tërheqjes së SHBA-ve nga Afganistani.
“Ne jemi në një pozitë vërtet të keqe tani. Unë mendoj se Putini u bë shumë më ambicioz. Ai donte të negocionte për një periudhë kohore, kur pa Afganistanin, kur pa tërheqjen jashtëzakonisht të keqe, ku SHBA-të nxorën së pari ushtrinë dhe lanë pas pajisje me vlerë 85 miliardë dollarë për talibanët që t’i përdornin. Dhe sigurisht vdekjet. Kur i panë të gjithë, mendoj se u trimëruan.
Është tronditëse sepse nuk duhet të kishte ndodhur kurrë, nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse do të isha në detyrë. E njihja shumë mirë. E ndalova tubacionin e tij, e sanksionova më shumë se të gjithë të tjerët. Askush nuk ishte më i ashpër me Rusinë, por unë shkova shumë mirë me Putinin, ne e respektonim njëri-tjetrin”, tha Trump për Fox.
Rusia thuhet se po planifikon të pushtojë Ukrainën të mërkurën, raportoi SHBA pasi Shërbimi Sekret, CIA dhe Pentagoni thanë se morën plane pushtimi ‘jashtëzakonisht të detajuara’ që ishin planifikuar për 16 shkurt, duke bërë që presidenti Joe Biden të organizonte një telefonatë me Putinin./albeu.com/