Presidenti Ilir Meta ka ardhur me një mesazh ndryshe ditën e sotme.
Ai ka përshëndetur ardhjen e Shën Valentinit, duke u shprehur se Mimozat janë duke çelur dhe Pranvera po afron.
“Mimozat po çelin dhe Shën Valentini po afron. Pranvera nuk ndalet!”, tha Ilir Meta.
Ky duket më shumë si një mesazh i koduar i Metës ndaj kundërshtarëve politikë të tij.
Siç dihet, Meta është shprehur se pas përfundimit të mandatit presidencial, ai do të rikthehet në krye të LSI dhe sipas tij, do të udhëheqë popullin e 2 marsit drejt përmbysjes së qeverisë./albeu.com/