Bayern Munich u eliminua nga Liga e Kampionëve mbrëmë pasi PSG bëri hakmarrje për humbjen në finalen e vitit të kaluar, një rezultat që zakonisht vjen me pasoja në “Bavari”.
Raportet e fundit sugjerojnë që menaxheri aktual Hansi Flick do të zëvendësojë Joachim Low si trajner i kombëtares gjermane. Nëse kjo do të ndodhë, Bayern do të jetë në kërkim të një trajneri të ri dhe Julian Nagelsmann i Leipzig mund të jetë emri i parë për këtë punë.
Ai megjithatë ka dalë sot dhe është distancuar nga thashethemet që ish-legjenda fituese e klubit dhe Kupës së Botës Lothar Matthaus kishte sugjeruar, përcjell KosovaPress.
“Nuk jam dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me drejtuesit e Bayernit”, ka thënë Negelsman.
33 vjeçari ka të ngjarë të jetë shumë i kërkuar nëse vendos të largohet nga RB Leipzig kur kontrata e tij mbaron pas dy viteve. Ai është në listën e Tottenhamit nëse largohet Jose Mourinho.