Kapet “tapë” shoferi i autobuzit në Shijak, Policia i bën “gjëmën” (VIDEO)

Një 57-vjeçar në Shijak ka rënë në prangat e Policisë, pasi drejtonte autobuzin në gjendje të dehur.

Policia bën me dije se falë dhe bashkëpunimit me qyetarët kanë prangosur B.V., 57 vjeç, banues në fshatin Erzen të Shijakut.

Kanë qenë qytetarët ata që kanë njoftuar policinë mbi shoferin në fjalë, i cili kryente manovra të rrezikshme në rrugën Shkozet-Shijak.

Policia menjëherë ka bërë të mundur bllokimin e autobusit. Gjithashtu ai është ndëshkuar me masë administrative me 90.000 lekë të rinj dhe me 16 muaj pezullim të Lejes së Drejtimit.

Njoftimi i policisë:

Drejtonte autobuzin në gjëndje të dehur, falë dhe bashkëpunimit me qyetarët, Policia Rrugore vë në pranga  57 vjeçarin.

Gjithashtu ndëshkohet me masë administrative me 90.000 lekë të rinj dhe me 16 muaj pezullim të Lejes së Drejtimit.

Shërbimet e Policisë Rrugore pas njoftimit të marrë nga qytetarët se një autobuz, kryente manovra të rrezikshme në rrugën Shkozet –Shijak, menjëherë kanë bërë të mundur bllokimin e autobuzit.

Pas kryerjes së alkooltestit rezultoi se drejtusi i autobuzit  shtetasi B.V., 57 vjeç, banues në fshatin Erzen  të Shijakut, drejtonte autobuzin në gjëndje të dehur në masën 1.48 mg për litër.

Në përfudnim të veprimeve u  bë arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale”Drejtimit te mjetit në mënyrë të parregullt ”(në gjëndje të dehur), dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Drejtoia Vendore e Policisë Durrës falënderon qytetarët që denoncojnë këto rates që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës dhe apelon që cilido që konstaton raste të  shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor  të denoncojnë menjëherë në 112 e Komisariatin Dixhital  duke ju garantuar anonimat të plotë e reagim të menjëhershëm, pasi siguria rrugore, është një ndër prioritetet kryesore që ka Polcisa e Shtetit./albeu.com/


Shtuar 12.02.2022 09:02