Një 45-vjeçar është vënë në pranga në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në zonën e Freskut, Tiranë.
Sipas policise, operacioni u zhvillua nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe ne pranga u vu shtetasi A. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.
Policia kishte marrë informacion në rrugë operative se një shtetas në zonën e Freskut qarkullonte në orët e pasdites, duke mbajtur me vete armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në banesë këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një tjetër armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, një armë gjahu shotgun dhe një sasi fishekësh luftarak.