Një nga pyetjet e Këshillimit Kombëtar ka të bëjë me pyetjen nëse duhet apo jo të legalizohet kanabisi mjekësor në vend tonë. Sot pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama u pyet për këtë çështje dhe përgjigjja ishte se ka dilema. Deri më tani kemi ndjekur rrugën e JO-së, tha kreu i qeverisë, po ndoshta ka ardhur momenti për të ndjekur rrugën e PO-së.
“Këto çështje kemi dilema, në të dyja rrugët që duhet të ndjekim ka argumente. Fjala vjen duhet apo jo të legalizojmë kanabisin mjekësor. Deri tani kemi ndjekur rrugën e JO-së, por mos vallë do vijë edhe momenti për të ndjekur rrugën e PO-së. Do i dëgjojmë shqiptarët, pa dallim, pa u përçarë.
Zgjedhjet e 6 marsit – Kemi folur për numrat. Ju e dini që kemi mekanizëm të kolauduar që na jep numrat në territor. Kemi folur për pozicionin tonë në 6 bashkitë. Patronazhistët janë punë e PS. Si të mos nisin punën? Janë njerëz si ju, bëjnë punën në terren. Besoj se do kemi rezultat, shumë pozitiv”, tha Rama./albeu.com