Ishte në takim me Ramën, banorja e “5 Maji”: S’mund të vazhdojmë me premtime

Laureta Nikolli, banore e lagjes 5 Maji banesa e së cilës preket nga shembjet në kuadër të zbatimit të projektit të ri të rindërtimit ka treguar në “Log.” në ABC pse nuk arritën një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama.

Nikolli e cila ishte një prej banoreve të pranishme në takim me Ramën tha se nuk mund të vazhdojnë me premtime për sa kohë nuk përcaktohet një afat se kur do të realizohet ky premtim.

“Flas për përgjegjësi të plotë për pjesën që ka qenë aty. Ne nuk mund të vazhdojmë më me premtime. Zoti Rama tha ju premtoj. I thamë shkruaji në letër. Kur pytetet dikush kur dhe ku, nuk mund të thuash kur të mbarojë. Ne nuk mund të rrimë kur të mbarojë. Thuhet afati I përfundimit të punimeve.

Atëherë në pikën C thuhet masa për personat e tretë që kompensohen. Thuhet që nuk ka shumë rëndësi. Duhet vendosur kur fillon dhe kur mbaron. Nëse këto nuk plotësohen ne nuk firmosim. Nëse vazhdohet me premtime ne nuk jemi dakord. Kemi shumë pikëpyetje që zoti Rama nuk na dëgjoi fare. Ai tha këto janë po deshët”, u shpreh Nikolli./abcnews.al


Shtuar 10.02.2022 21:42