Marina kolumbiane ka sekuestruar një anije me 4 ton kokainë e cila ishte nisur drejt Amerikës qëndrore para se të kapej nga autoritetet.
Kokaina e sekuestruar mendohet se kap vlerën e 150 milion dollarëve dhe është ngarkesa më e madhe e kapur nga forcat detare të Paqësorit në dy vitet e fundit.
Gjatë kontrollit në anijen rreth 15 metra të gjatë u gjetën 200 pako me kokainë. /albeu.com