Rama reagon sërish për tensionet te “5 Maji”: Sigurisht që do prishen shtëpitë pa leje, por banorët do të marrin një më të madhe

Kryeministri Edi Rama në lidhje me ngjarjet që ndodhin në vend, kohët e fundit reagon përmes komenteve në Facebook. Një nga ngjarjet e ditës është aksioni i IKMT-së në zonën e “5 Majit” për shembjen e shtëpive për t’i hapur rrugë projektit të rindërtimit. Nxjerrja e banorëve nga shtëpitë e tyre është bërë me forcë.

Një qytetar në Facebook i komenton Ramës duke i thënë se po nxjerr qindra familje jashtë që kompanitë e miqve të tij të përfitojnë.

Komentuesi: Nuk ju vjen turp qe dilni neper rrjete sociale kur nxirrni me qindra familje jasht nga shtepitè e tyre …per ti dhen leje ndertimit nje kompleks pallatesh… identik per perfitim te disa kompanive te shokeve tuaj.

Rama i është përgjigjur duke i thënë: Dalip Byku nuk kemi nxjerre asnje jashte nga shtepia per asnje kompani te asnje shokut tone, por po ndertojme nje lagje te re ku edhe ata qe i kane shtepite pa leje e qe sigurisht do t’iu prishen, do te marrin shtepi te re me nje vlere shume me te madhe se ajo qe kane! Prandaj turpi le t’u mbetet atyre qe bejne politike percarese edhe me catite e familjeve, nderkohe qe ne do te bejme per te gjitha ato familje te njejten gje qe beme me familjet e prekura nga termeti, pa dallim partie e krahine./albeu.com


Shtuar 9.02.2022 22:31