Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë ecjes në aksin rrugor Fier-Lushnjë.
Bëhet fjalë për një automjet të tipit Alfa Romeo, me drejtues një 46-vjeçar, banues në Tiranë.
Deri më tani nuk raportohet për pasoja në njerëz.
Njoftimi i Policisë:
Lushnjë/Informacion paraprak
Në datë 09.02.2022, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin G. N., 46 vjeç, banues në Tiranë.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com/