Kupa e Botës për Klube, mësohet skaudra e parë finaliste

Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Palmeiras dhe asaj të Al Ahlyt, e vlefshme kjo për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës për klube.

Skuadra e Palmeiras ka arritur të kualifikohet për në finale të kësaj gare, pasi që në gjysmëfinale e ka mposhtur me rezultat 2:0 Al Ahlyn.

Rezultatin i pari e zhbllokoi mesfushori Raphael Veiga, i cili shënoi në minutën e 39’ për ta kaluar Palmeiran në epërsi prej 1:0.

Golin e vulosjes së fitores për klubin brazilian, dhe të fundit të ndeshjes së sotme e shënoi mesfushori Dudu, i cili thellon epërsinë e Palmeiras në 2:0 në minutën e 49’ të ndeshjes.

Me këtë fitore, Palmeira siguron biletën drejt finales së Kupës së Botës për klube, ku atje do e pres fituesin e ndeshjes mes Al-Hilal dhe Chelseat.

Rezultati final i ndeshjes është 2:0 në favor të Palmeiras.


Shtuar 8.02.2022 20:45