Artan Hoxha: Tahiri kokë turku, dosja e dënimit të tij copë-copë

Gazetari Artan Hoxha në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ teksa ka komentuar çështjen e ish-ministrit të brendshëm deklaroi se që nga 2017 kur nisi e gjithë kjo, ai ishte i bindur që Tahiri do të dënohej dhe do të bëhej ‘kokë turku’.

Sipas Hoxhës dosja me të cilën u dënua Tahiri ishte copë-copë dhe sipas tij pas gjithë kësaj fshiheshin aleatët tanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nga momenti kur ka filluar kjo histori nga nëntori i 2017 duke pasur parasysh në çfarë rrethanash e nisi prokuroria për krimet e rënda në atë kohë, dhe prokurorët që e morën përsipër kam pasur qëndrim publik se Saimir Tahiri do të bëhet kokë turku dhe do dënohet se pas kësaj historie kisha dyshimin se qëndronin aleatët tanë shtete e bashkuara të Amerikës. Qëndrimi publik i ambasadorit të SHBA, diskursi që kishin ndjekur i kam thënë Saimir Tahirit se do dënohesh se duhet të dënohesh. Pse e kisha këtë bindje? Sepse së pari kjo dosje me të cilën u dënua Tahiri për fat të keq është copë-copë. Se çfarë ka bërë Tahiri unë i kam nxjerr të gjitha. Pas takimit kam pasur një dosje në dorë dhe ja kam thënë Tahirit duke i thënë që kur nxirrni statistika të tilla pyesni dhe agronomë. Menjëherë pas asaj kam nxjerrë plantacione nga Devolli dhe u fol për të dhëna që ka kapur avioni jo ato që janë në Shqipëri. Pjesa tjetër, Tahiri duhej fundosur për shkak të asaj të përfaqësonte Tahiri, ishte krahu i djathtë i Ramës, ministri më i fuqishëm nuk ishte e lehtë të përballeshe me Tahirin, ai ishte personi që futi në konflikt koalicionin në atë kohë. Tahiri u bë problematik dhe në të majtët”.


Shtuar 7.02.2022 21:44