Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka vlerësuar se kërkesa e opozitës për shfuqizim të Qeverisë së Përzhinës, vërteton se në vend ka mjedis demokratik.
Duke parë se partia opozitare, Aleanca për Shqiptarët, ka propozim ndryshe nga partneri i koalicionit VMRO-DPMNE, Kovaçevski këshillon të ulen grupet e punës dhe të diskutojnë për ndryshimet e Ligjit për qeverinë teknike.
“Duke e pasur parasysh se Qeveria e Përzhinës ka ardhur pas marrëveshjes mes katër partive, kjo do të thotë se edhe mënyra e shfuqizimit duhet të bëhet në mënyrën e njëjtë dhe jo me një kërkesë të njëanshme nga një parti politike. Duke e pasur parasysh se kishte deklaratë nga partneri i koalicionit të VMRO-DPMNE-së, gjegjësisht Aleanca se ata kanë pikëpamje tjetër për këtë çështje. Për këtë arsye, grupet e punës duhet të ulen dhe të dakordohen për zgjidhje e cila zgjidhje do të jetë pjesë e Ligjit për Qeveri dhe e cila do të vlejë për zgjedhjet e viti 2024”, tha Kovaçevski në Shtip./albeu.com/