Berisha pjesë e zgjedhjeve të 6 Marsit, Soreca tregon qëndrimin e BE

Ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca ka qenë sot në një vizitë në Korçë, ku është pyetur nga gazetarët në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha, dhe pjesëmarrjen e tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Soreca tha se BE e ka thënë dhe më parë që nuk kometon dhe nuk ndërhyn në çështjet e brendshme të partive politike.

Gazetari: Berisha nuk është tërhequr nga politika dhe pse është shpallur ‘non grata’ nga SHBA, si e komentoni?

Soreca: Nuk dua të komentoj zhvillimet e brendshme të partisë, ne nuk kemi ndërhyrë ndonjëherë. Do të vazhdojmë punën tonë për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit sidomos me procesin e vettingut.

Ndërkohë që ambasadori i BE-së mbajti pothuajse një qëndrim të ngjashëm kur u pyet për dënimin me burg të Saimir Tahirit, për të cilin tha se nuk do të dontë që të komentonte qëndrimin e Gjykatave.

Sipas Sorecës BE ka mbështetur dhe do të vijojë të mbështesë Reformën në Drejtësi, ndërsa përshëndeti zgjatjen e afateve të Vetingut.

Ai shtoi gjithashtu se BE do të vazhdojë bashkëpunimin me PD-në, pavarësisht se kush do të jetë kryetari. Një qëndrim ky I ndryshëm me atë të ambasadores amerikane Yuri Kim./albeu.com/


Shtuar 7.02.2022 11:19