Bayern merr lajmin e keq, operohet Neuer dhe mungon disa javë

Portieri i skuadrës së Bayern Munich, Manule Neuer i është nënshtruar një operacioni në menisk. Gardiani gjerman e kaloi me sukses operacionin ditën e sotme dhe ka qenë vetë klubi bavarez ai i cili ka konfirmuar diçka të tillë.

Sipas “Bild” ky operacion pritet ta mbajë larg fushës së lojës, gardianin e portës bavareze për rreth 4 ose 6 javë.

Në këtë mënyrë Neuer humbet disa nga ndeshjet më të rëndësishme që Bayern Munich do të zhvillojë në këtë fazë të sezonit. /h.ll/albeu.com


Shtuar 6.02.2022 21:18