Rritja e çmimit të naftës në vendin tonë, duke e herë më të shtrenjtin në Ballkan dhe Europë, ka sjellë reagim të opinionit publik saqë të gjithë kanë filluar të krahasojnë çmimet në vendin tonë me ato të vendeve të rajonit dhe ato europiane.
Albeu.com ju ka sjellë një listë të çmimeve të karburanteve në rajon, sipas shifrave të marra nga ëëë.globalpetrolprices.com, të cilat i referohen datës 31 janar 2022.
Sipas këtyre shifrave, një litër benzinë në Shqipëri tregtohet mesatarisht me 1.801 dollarë, ndërkohë në Bosnjë Hercegovinë shitet me 1.403 dollarë litri.
Nafta në Shqipëri tregtohet me 1.783 dollarë për litër ndërkohë që çmimi më i lirë është në Maqedoninë e Veriut. Në Maqedoni litri kushton 1.286 dollarë.
Shqipërisë me çmimet e karburantit i përafrohet Serbia, ndërsa Kosova ka çmimin më të lirë të gazit me vetëm 0.580 dollarë për litër./albeu.com
Çmimet e karburanteve ne rajon/ USD