Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes në aksin rrugor, Elbasan- Peqin.
Mjeti tip “Polo” me drejtues shtetasin XH.B, 58-vjeç është djegur pjesërisht, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka marrë flakë për shkak të një probleme teknik, ndërsa grupu hetimor vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave.
Elbasan /Informacion paraprak
Më datë 04.02.2022, rreth orës 08:00, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, gjatë lëvizjes, mjeti tip “Polo” me drejtues shtetasin Xh. B., 58 vjeç, banues në Elbasan, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht. Nuk ka dëme në njerëz.
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka marrë flakë për shkak të një defekti teknik.
Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com