Një i ri shqiptar është shndërruar në heroin e ditës në Francë pasi ka shpëtuar nga flakët një fëmijë 8 vjeçar.
Roland Aliu shpëtoi 8-vjeçarin nga flakët që po përpinin gjithçka në një banesë që shërbente si pavijon për fëmijët e vegjël, shkruajnë mediat franceze.
Banorët e rrethit të Trois Cités de Poitiers kanë falënderuar dhe përshëndetur aktin e guximshëm të shqiptarit Aliu të cilit i është refuzuar vazhdimisht leja e qëndrimit nga shteti francez./albeu.com/