Sipas një studimi publikuar në revistën shkencore Journal of Functional Foods, përdorimi i uthullës së mollës vjen me shumë përfitime shëndetësore të cilat duket se janë lënë në hijë nga maskat dhe recetat e bukurisë që kanë për bazë këtë eliksir.
Mineralet dhe vitaminat e gjendura në uthullën e mollës nuk janë të mira vetëm për flokët e lëkurën, pasi vetitë kuruese të këtij lëngu magjik janë gjithashtu të shumta. Një nga sëmundjet që mund të parandaloni apo dhe të trajtoni me uthullën e mollës është diabeti i tipit 2.
Ekspertët kanë dalë në përfundimin se pirja e një përzierje 1:2 uthull molle: ujë përpara vaktit të drekës ul nivelin e lartë të sheqerit në gjak me 6% dhe e mban në normë.
Uthulla e mollës është e pasur me vitamina E, A dhe minerale si magnez, hekur, kalcium etj dhe më poshtë do të lexoni disa përfitime të tjera të saj
Ndihmon për t’u dobësuar: Nëse po përpiqeni të humbisni disa kile, është koha të nisni të përdorni uthullën e mollës. Studimet kanë treguar se ky lëng të jep ndjesinë e ngopjes dhe ul gjithashtu indeksin e glicemikës nga ushqime me shumë karbohidrate. Mund t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur duke pakësuar lëshimin e glukozës tek enët e gjakut.
Përmirëson tretjen: Pektina tek uthulla e mollës ndihmon tretjen e ushqimit. Hidhni pak uthull molle tek sallata kur keni probleme me tretjen.
Rrit energjinë: Uthulla e mollës rrit gjithashtu nivelet e energjisë. Nëse doni të shmangni kafeinën gjatë punës, shtoni vetëm pak uthull molle në një gotë me ujë për të fituar energji dhe për të qenë në formë .
Rrit imunitetin: Duke shtuar kaq shumë vitamina dhe minerale të shëndetshme tek sistemi imunitar, ju e bëni më të fortë atë që të përballojë sëmundje të ndryshme. Nëse nuk ndiheni mirë, konsumoni një lëng të ngrohtë me uthull molle, kanellë, limon dhe mjaltë.