Sot rinis seanca gjyqësore për shkarkimin e tij, Meta: Pa njëshin, gjithçka bëhet zero absolute

Presidenti Ilir Meta mëngjesin e sotëm e ka nisur me një mesazh në Facebook. Ai ka ndarë një video ku thuhet se të mos e kemi mendjen në shtimin e zerove, por të ruajmë njëshin, që sipas Metës është karakteri.

“Mirëmëngjes të dashur miq!

Kryesorja në jetë të ruajmë 1 dhe të mos e kemi mendjen te shtimi i zero, sepse pa 1 gjithçka zhbëhet në zero absolute”, shkruan Meta.

Ky postim i kreut të shtetit vjen sot kur do të rinisë seanca për shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese për shkeljet që i ka bërë Kushtetutës në zgjedhjet e 25 prillit./albeu.com


Shtuar 3.02.2022 08:20

Tags: