ZYRTARE/ Regi Lushkja prezantohet te Sheriff Tiraspol

Regi Lushkja mbylli me një supergol aventurën 6-vjeçare me Laçin, ndërsa sot është prezantuar si lojtari më i ri i Sheriff Tiraspol, me të cilët ka firmosur një kontratë 2-vjeçare.

25-vjeçari nga Kavaja është përforcimi i gjashtë i kampionëve të Moldavisë, që do të sfidojë portugezët e Braga në raundin e 1/16-ve në Europa League.

“Sheriff Tiraspol ka kënaqësinë të mirëpresë Regi Lushkjen dhe i uron lojtarit fitore dhe trofe me fanellën tonë”, lexohet në postimin zyrtar të klubit moldav.

Lushkja zhvilloi 224 ndeshje me bardhezinjtë e Laçit, nga të cilat 14 ishin në kompeticionet evropiane, dhe tani është gati për aventurën e parë jashtë Shqipërisë.


Shtuar 2.02.2022 17:04