Policia aksion “blic” në Shkodër, bien në pranga katër të rinj, mes tyre një 17-vjeçar

Në vijim të kontrolleve blic për parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që shpërndajnë lëndë narkotike, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:  A. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Prekal, Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndaluar në fshatin Golem, Shkodër, mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Gj. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet është gjetur e fshehur një armë zjarri automatike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara në qytetin e Shkodrës, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër janë arrestuar në flagrancë shtetasit: M. C., 19 vjeç, banues në fshatin Grudë, Malësi e Madhe; M. L., 22 vjeç dhe A. G., 17 vjeç, të dy banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Skënderbeg”, duke bërë lëvizje të dyshimta me mjetin “Volksëagen”. Pas ndalimit, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit të automjetit u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale lënda narkotike, mjeti tip “Volksëagen” dhe 3 aparate celulare.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 2.02.2022 14:23