Ishte duke ecur me biçikletë, ndërron jetë papritur i moshuari në Tiranë

Një 68-vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e sotme në Tiranë, teksa ishte duke i dhënë biçikletës në rrugën “Qemal Stafa”.

Fillimisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak, ndërsa grupi hetimos është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 02.02.2022, rreth orës 12:00, në rrugën “Qemal Stafa”, duke lëvizur me biçikletë ka ndërruar jetë shtetasi L. B., 68 vjeç.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes. /albeu.com

 


Shtuar 2.02.2022 12:21