Era e fortë ka dëmtuar dy shtylla të tensionit të lartë në Laç. Burime për ABC bëjnë të ditur se era ka rrëzuar dy shtylla të linjës 110/2 , pranë qytetit të Laçit.
Aktualisht në vendin e ngjarjes kanë mbërritur punonjësit e OST, për të bërë riparimin e linjës e cila furnizon disa qytete.
Burimet bëjnë të ditur se ndodhen pa energji disa lagje të qytetit të Laçit si dhe ujësjellësi i këtij qyteti.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe ekspertë nga policia e Kurbinit. Për riparimin e dy shtyllave të linjës kërkohet të vijnë mjete dhe forca të specializuara.
Një shtyllë e tensionit të lartë mësohet se është rrëzuar edhe në Fushë Kuqe , që furnizon nën stacionin e Rrilës në Lezhë.