Në orën 10:00 ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca për kërkesën e parlamentit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Kuvendi përfaqësohet nga deputetja socialiste Klodilta Bushka. Kreu i shtetit nuk është i pranishëm vetë, por përfaqësohet nga këshilltari i tij ligjor, Bledar Dervishaj dhe Katrina Treska, drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimeve Juridike në Presidencë.
“Presidenca ka paraqitur një kërkesë paraprake, që është administruar para seancës, dhe ka të bëjë me vlerësimin e shkaqeve për disa anëtarë, pasi sipas vlerësimit të Presidentit të Republikës vënë në dyshim paanshmërinë e gjyqtarëve dhe sipas ligjit detyrohen të mos jenë pjesë e seancës.
Në 14 qershor vendimi i Kuvendit është administruar nga Gjykata Kushtetuese. Ekzistojnë disa shkaqe që vendosin në dyshimin paanshmërinë e gjyqtarëve.
Secili nga gjyqtarët të gjykojnë mbi rastet kur gjyqtari të heqë dorë nga gjykimi i kësaj çështjeje. Shkaqet: kjo trupë gjyqësore është në dijeni të sulmeve të kreut të qeverisë ndaj Presidentit.
Qëndrimi i gjyqtarit përtej mandatit (Vitore Tusha) krijoi një situata vendos dukshëm paanshmërinë e Gjykatës Kushtetuese.
Anëtarët e tjerë, Marsida Xhaferllari, Toska dhe Papajorgji janë emëruar në një moment të tensionuar mes institucioneve të emërtesës, Kuvendit dhe Presidentit.
Zgjedhja e këtyre gjyqtarëve, nuk u zgjodhën në një sfond ideal, çka vënë në dyshim paanshmërinë e gjykimit të kësaj çështjeje.
Shkaku i tretë: procedimi disiplinor të Fiona Papajorgji për çështjën e 30 qershorit” tha Bledar Dervishaj.