Kejdi Mehmetaj bëhet nënë, Kryemadhi na prezanton me vajzën dhe zbulon emrin e veçantë të saj

Kejdi Mehmetaj është bërë nënë për herë të parë. Lajmin për publikun e gjerë e ka dhënë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila ka zbuluar se në jetë ka ardhur një vajzë dhe emrin ia kanë vendosur Lura, si vendi nga ka prejardhjen babai i vogëlushes.

“Përshëndetje miq, ju ftoj të njiheni me këtë yllin e bukur! Kjo është Lura, vajza e Kejdit dhe Arbrit. Emrin e veçantë e ka marrë nga origjina e të atit, prej Lurës shqiptare së bukurive të rralla. Mirë se erdhe mes nesh Lura”, shkruan Kryemadhi./albe.com


Shtuar 31.01.2022 13:26