Kryeministri Edi Rama, pasditen e kësaj të shtune ka publikuar pamjet e punimeve më Porto Romano ku nga një vend grumbullimi për plehra do të shndërrohet në një park të madh.
“A ju kujtohet fusha danteske e plehrave të Durrësit, e cila u bë faqja e zezë e Shqipërisë nëpër mediat e botës? Së shpejti aty ku digjeshin plehrat nën dritën e diellit e hënës dhe dergjeshin kope derrash e dosash mes tymrash e zjarresh, do të dynden prindër e fëmijë, vajza e djem, për të shijuar Ekoparkun e Durrësit me atraksionet e tij”, shkruan Rama./albeu.com