Juventus nuk di të ndalet, ofertë zyrtare për lojtarin zvicerian

Pas transferimit të bomberit Vlahoviç, Juventus dëshiron të transferojë mesfushorin Denis Zakaria nga M’gladbach.

Sipas ‘Kicker’, Juventus i ka paraqitur një ofertë prej 7 milion euro klubit gjerman. Shifra është 4 herë më e vogël se sa Zakaria ka vlerën por 25-vjeçari është në përfundim të kontratës dhe nëse nuk rinovon, M’gladbach do ta humbasë me parametra zero.

Klubi gjerman ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare por në orët në vazhdim mund të ketë diçka konkrete./h.ll/albeu.com


Shtuar 29.01.2022 15:53