Gazetari Drilon Xhepollari ishte i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV ORA ku foli për përpjekjet e futbollit shqiptar për rifillimin. Vllaznia ka bojkotuar stërvitjen vetëm 3 ditë pas rifillimit pasi futbollistët nuk janë paguar.
Një situatë tepër e vështirë për kuqeblutë, të cilën Xhepollari e cilësoi skandaloze. Sipas tij nëse Këshilli Bashkiak i Shkodrës nuk mblidhet futbollistët do të bojkotojnë stërvitjen dhe do të largohen nga klubi, pasi në 31 maj iu përfundon kontrata.
Gjithashtu Xhepollari foli edhe për rifillimin e Bundesligës dhe situatën në Premier League.