Markus Anfang nuk humbi vetëm vendin e punës si trajner i Werder Bremen. Gjermani dha dorëheqjen pasi autoritetet nisën hetimet ndaj tij.
Ai akuzohej për falsifikimin e certifikatës së vaksinimit kundër Covid-19 dhe tani ka marrë një dënim nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB).
Anfang është pezulluar me një vit dhe 20 mijë euro gjobë, por ka mundësinë ta ulë dënimin e marrë nëse para muajit qershor dorëzon një certifikatë të rregullt vaksinimi./ h.ll/albeu.com